Kampi SFIDON

Një program zhvillimor që argëton, sfidon, frymëzon dhe ndërton karakterin e fëmijës tënd.

Powered by
World Vision Albania

Rreth Nesh

SfidON është një kamp veror ditor për fëmijët dhe adoleshentët 9–15 vjeç, ku argëtimi, sfidat dhe zhvillimi i karakterit ndërthuren në një mjedis të sigurt dhe frymëzues. Programi zhvillimor ndërthur ekspertizën ndërkombëtare dhe përvojën 27-vjeçare të ekipit në punën me fëmijët dhe të rinjtë, me hapësirat e gjelbra, fushat sportive dhe këndet e qetësisë, ku adoleshentët mund të luajnë, mësojnë, eksplorojnë dhe ndërveprojnë me njëri-tjetrin.

Infrastruktura

Një oaz në periferi të Tiranës me hapësira të gjelbra dhe kreative, me fusha sportive dhe kënde qetësie.

Siguria

Zonë plotësisht private, ambient i rrethuar dhe i monitoruar, me staf të trajnuar. Punonjës i dedikuar për sigurinë.

Stafi

Profesionistë të provuar në punën me fëmijët, ekspertizë ndërkombëtare, përvojë shumëvjeçare.

Ushqimi

Një vakt kryesor, ujë gjatë gjithë ditës dhe dy vakte të lehta, për të garantuar energji, mprehtësi dhe dietë të balancuar.

Transporti

Transport i garantuar dhe i sigurt përmes disa pikave kryesore në Tiranë.

Grupmosha

Program i dizenjuar për grupmoshën 11–14 vjeç.

Formati

Kamp pesëditor, nga e hëna në të premte, ora 08:00 – 17:00.

Periudha

08 qershor 2026 deri më 21 gusht 2026.

Infrastruktura

Një oaz në periferi të Tiranës me hapësira të gjelbra dhe kreative, me fusha sportive dhe kënde qetësie.

Siguria

Zonë plotësisht private, ambient i rrethuar dhe i monitoruar, me staf të trajnuar. Punonjës i dedikuar për sigurinë.

Stafi

Profesionistë të provuar në punën me fëmijët, ekspertizë ndërkombëtare, përvojë shumëvjeçare.

Ushqimi

Një vakt kryesor, ujë gjatë gjithë ditës dhe dy vakte të lehta, për të garantuar energji, mprehtësi dhe dietë të balancuar.

Transporti

Transport i garantuar dhe i sigurt përmes disa pikave kryesore në Tiranë.

Grupmosha

Program i dizenjuar për grupmoshën 11–14 vjeç.

Formati

Kamp pesëditor, nga e hëna në të premte, ora 08:00 – 17:00.

Periudha

08 qershor 2026 deri më 21 gusht 2026.

Programi i Kampit

Njohja e vetes dhe menaxhimi i emocioneve

Loja prezantuese “Diçka rreth meje”, Vullkani i Emocioneve, Masterclass “Vetja ime dixhitale”.

Marrëdhëniet pozitive dhe empatia

Sesionet reflektuese, klubet e debatit, lojëra në ekip.

Aftësi fizike & sportive

Gara me thasë, stafeta, futboll, voleyball, basketball, “10 sfida në 1 minutë”.

Mendim kritik dhe strategjik

Memory Game, Monopoly Shqipëria, “Mos u Nxeh!”, STEAM Maker Projects.

Kreativitet dhe shprehje artistike

Pikturë, kartolina, byzylykë, talent show, krijim këngësh me IA.

Aftësi teknologjike dhe inovacion

Podcasting & Audio Editing, Vlog “1 Minute Film Challenge”, teknikat e fotografimit, masterclass dixhitale.

Përforcimi i identitetit dhe vetëbesimit

Talent show, teatër, koreografi, performanca.

LUAJ, MËSO, EKSPLORO

Pse të zgjedhësh sfidOn për fëmijën tënd?

1

Siguri dhe profesionalizëm

Punonjës i dedikur për sigurinë, ambient i rrethuar, staf i trajnuar, protokolle anti-bullizëm

2

Rritje e karakterit dhe vetëbesimit

Çdo aktivitet është projektuar për të ndihmuar fëmijën të sfidojë veten dhe të kuptojë forcën e brendshme.

3

Vlerë reale për çmimin

Program cilësor që ndërton karakterin dhe ndryshon jetën.

4

Eksperienca të paharrueshme

Çdo ditë sjell një aventurë të re në natyrë, në sporte ose projekte krijuese.

5

Dimension social

Të ardhurat e kampit shkojnë për programe për fëmijët në nevojë

6

Strukturë dhe transparencë

Program 5-ditor me aktivitete të planifikuara, raportim i përditshëm për prindërit

7

Lojë dhe sfida me qëllim

Lojërat fizike, sfidat dhe aktivitetet krijuese kanë objektiva të qarta për rritjen personale.

8

Ndërveprim social dhe empati

Fëmijët mësojnë të bashkëpunojnë, të ndihmojnë të tjerët dhe të ndërtojnë marrëdhënie pozitive.

9

Aftësi praktike dhe teknologjike

Masterclass digjitale, projekte STEAM, krijim podcastesh dhe vlog-e që nxisin mendimin kritik dhe kreativ.

10

Metodologji dhe ekspertizë ndërkombëtare

Pse të zgjedhësh sfidOn për fëmijën tënd?

1

Siguri dhe profesionalizëm

Punonjës i dedikur për sigurinë, ambient i rrethuar, staf i trajnuar, protokolle anti-bullizëm

3

Rritje e karakterit dhe vetëbesimit

Çdo aktivitet është projektuar për të ndihmuar fëmijën të sfidojë veten dhe të kuptojë forcën e brendshme.

5

Vlerë reale për çmimin

Program cilësor që ndërton karakterin dhe ndryshon jetën.

7

Eksperienca të paharrueshme

Çdo ditë sjell një aventurë të re në natyrë, në sporte ose projekte krijuese.

9

Dimension social

Të ardhurat e kampit shkojnë për programe për fëmijët në nevojë

2

Strukturë dhe transparencë

Program 5-ditor me aktivitete të planifikuara, raportim i përditshëm për prindërit

4

Lojë dhe sfida me qëllim

Lojërat fizike, sfidat dhe aktivitetet krijuese kanë objektiva të qarta për rritjen personale.

6

Ndërveprim social dhe empati

Fëmijët mësojnë të bashkëpunojnë, të ndihmojnë të tjerët dhe të ndërtojnë marrëdhënie pozitive.

8

Aftësi praktike dhe teknologjike

Masterclass digjitale, projekte STEAM, krijim podcastesh dhe vlog-e që nxisin mendimin kritik dhe kreativ.

10

Metodologji dhe ekspertizë ndërkombëtare

Çfarë përfitojnë adoleshentët?

Në sfidOn, ne besojmë se vera është më shumë sesa pushim. Është një mundësi për t’u argëtuar, për të krijuar miqësi të reja dhe për të zbuluar potencialin e plotë.

Ne ofrojmë një mjedis të sigurt, energjik dhe frymëzues, ku adoleshentët:

Regjistrohu tani!

paketa-e-themeluesve
NË OFERTË

Early Offer

Çmimi origjinal qe: 29 500 Lekë.Çmimi i tanishëm është: 22 000 Lekë.
paketa-e-themeluesve
NË OFERTË

Pyetje – Përgjigje

Në këtë seksion ju mund të gjeni përgjigje për disa nga pyetjet më të shpeshta rreth kampit.

SfidOn zhvillohet në periferi të Tiranës, në fshatin Arbanë, në një ambient plotësisht privat që ndërthur natyrën, gjelbërimin, me infrastrukturën e brendshme moderne dhe sigurinë maksimale.

Programi dhe filozofia e kampit është hartuar nga një rrjet ekspertësh për t’iu përgjigjur nevojave të fëmijëve 9-15 vjeç.

Kampi do të zhvillohet gjatë sezonit të pushimeve verore, për 9 javë rresht duke filluar nga data 15 qershor deri në 14 gusht.

 Java 1          15 – 19 qershor       

Java 2          22 – 26 qershor

Java 3          29 – 3 korrik

Java 4            6 – 10 korrik

Java 5           13 – 17 korrik

Java 6           20 – 24 korrik

Java 7           27 – 31 korrik

Java 8            3 – 7 gusht

Java 9         10 – 14 gusht

Ne ofrojmë një mjedis të sigurt, të freskët, me gjelbërim, energjik dhe frymëzues, ku fëmijët/adoleshentët:

  • Forcojnë karakterin dhe vetëbesimin
  • Sfidojnë veten dhe zbulojnë potencialin e tyre
  • Zhvillojnë aftësi sociale dhe rrisin bashkëpunimin
  • Eksplorojnë talentet dhe kreativitetin
  • Mësojnë aftësi praktike jetësore
  • Ndërtojnë miqësi të reja dhe marrëdhënie pozitive
  • Mësojnë përmes lojës dhe krijojnë kujtime që zgjasin përgjithmonë
  • Por jo vetëm kaq….Të ardhurat e kampit shkojnë për programe për fëmijët në nevojë

Programi zhvillimor përfshin një kombinim të balancuar aktivitetesh edukative, rekreative, sociale dhe fizike, të hartuara në përputhje me moshen dhe nëvojat e fëmijëve adoleshentëve, duke përfshirë, por pa u kufizuar në.

  • aktivitete mësimore dhe zhvillimore (punë kreative, lojëra edukative, projekte inovative);
  • aktivitete sportive dhe fizike;
  • aktivitete sociale dhe bashkëpunuese;
  • aktivitete në natyrë dhe eksploruese.

Çmim me ofertë/ 29 500 LEK, e vlefshme nga data nga data 17 prill – 14 qershor

Paketa Standarde/ 33 000 LEK, e vlefshme nga data 15 qershor – 30 korrik

Regjistrimet e vona/ 35 950 LEK, e vlefshme nga data 31 korrik – 9 gusht

Festojmë Ditëlindjen

SfidOn garanton organizimin e një ditëlindjeje të paharrruar për fëmijën tuaj, mes suprizave dhe aktiviteteve të përshtatura sipas profilit të fëmijës.

Çmimi i paketës: 20 000 Lekë

 

Video e personalizuar

Dokumentojmë eksperiencën personale të fëmijës tënd përmes filmimit profesional të aktiviteteve të përditshme, duke dhuruar një kujtim që do të zgjasë përgjithmonë.

Çmimi i paketës: 20.000 Lekë

 

Fotografi profesionale

Momentet më të bukura të kampit, të sjella përmes fotografive personale, ku fëmija juaj është në qendër.

Çmimi i paketës: 10.000

 

Uniformë e personalizuar

Çantë, T Shirt dhe bidon uji me emrin e fëmijës tënd dhe elementët grafikë të kampit.

Çmimi i paketës: 5.000 Lekë

Stafi ka një eksperiencë shumëvjeçare në punën me fëmijët, ndërsa standardet dhe filozofia e World Vision, një organizatë ndërkombëtare lider në punën me fëmijët dhe të rinjtë, janë vula e sigurisë së kampit.

I gjithë stafi, pavarësisht eksperiencës, ka kaluar përmes një trajnimi intensiv të fokusuar tek metodat inovative të punës me fëmijët dhe adoleshentët, ndihmës së parë, politikat e mbrojtjes së fëmijëve dhe kodit të sjelljes.

Sepse nuk bëhet fjalë thjesht për një kamp, por për një eksperiencë unike që argëton, sfidon, frymëzon dhe ndërton karakterin e fëmijës tënd. Një verë ku secili hap, secila lojë dhe secila sfidë ka një qëllim: të formojë karakter, të forcojë vetëbesimin dhe të zbulojë potencialin e vërtetë të fëmijës tënd.

Në SfidON, siguria është prioritet. Ne garantojmë staf profesionist të angazhuar për të gjithë fëmijët. Gjithashtu, struktura e ambienteve të kampit garanton siguri, privatësi dhe qetësi.

Po, paketa përfshin edhe transportin për fëmijët. Organizimi do të bëhet përmes disa pikave kryesore në Tiranë.

Po, në paketë përfshihet një vakt kryesor, ujë gjatë gjithë ditës dhe dy vakte të lehta të ndërmjetme, për të garantuar energji, mprehtësi dhe ushqyerje të ekuilibruar për fëmijët tuaj.

SfidON garanton staf mjekësor për të ofruar ndihmën e parë, ndërsa koordinon edhe përgjigjen e shpejtë të institucioneve përgjegjëse. 

I gjithë stafi ka kaluar përmes një trajnimi të ndihmës së parë, politikave të mbrojtjes së fëmijëve dhe kodit të sjelljes.

Dëshironi më shumë informacion?

Na kontaktoni

Ose na shkruani në kanalet tona të komunikimit:

regjistrimet janë hapur

Siguro vendin e fëmijës tënd në kampin SfidON me çmimin më të mirë.

Ofertë e vlefshme për:

Ditë
Orë
Minuta
Sekonda

Rreth Nesh

SfidOn është një kamp veror javor për adoleshentët 11–14 vjeç, ku argëtimi, sfidat dhe zhvillimi i karakterit ndërthuren në një mjedis të sigurt dhe frymëzues. Kampi ndërthur ekspertizën ndërkombëtare dhe përvojën 27-vjeçare të ekipit në punën me fëmijët dhe të rinjtë, me hapësirat e gjelbra, fushat sportive dhe këndet e qetësisë, ku adoleshentët mund të luajnë, mësojnë, eksplorojnë dhe ndërveprojnë me njëri-tjetrin. 

Progami 5-ditor, nga e hëna në të premte, është hartuar nga një grup specialistësh për të ofruar një përvojë të strukturuar, të sigurt dhe zhvillimore për adoleshentët. Kampi kombinon lojën aktive, eksplorimin, punën në grup dhe aktivitetet krijuese, të cilat i ndihmojnë fëmijët të zhvillojnë vetëbesim, karakter dhe aftësi sociale. Kampi pozicionohet si një hapësirë e besueshme për prindërit dhe një përvojë dinamike për adoleshentët, duke adresuar qartë nevojat dhe boshllëqet që ekzistojnë sot në treg.

Programi mbështetet nga standardet dhe ekspertiza e World Vision në Shqipëri, një organizatë lider në botë për punën me fëmijët dhe të rinjtë, duke garantuar siguri, profesionalizëm dhe vlera edukative në çdo aspekt të përvojës. Ai është i strukturuar në mënyrë që të shmangë “kohën bosh”, të rrisë angazhimin, të ofrojë më shumë lëvizje dhe natyrë, si dhe të ndërtojë lidhje sociale, të cilat fëmijët i vlerësojnë në mënyrë të veçantë.

Por ky nuk është vetëm një investim për fëmijën tënd. Të ardhurat e kampit shkojnë për programe në mbështetje të fëmijëve më në nevojë.

What to take with you to the camp?

What to take with you to the camp?

We have prepared a checklist of things that will really be needed: from a swimsuit to comfortable clothes for parties. 👉 Click on the button below — and download the full list of must-have things for arrival

What do you need to take with you to the camp?

We know: I want to give the child all the best – from a brand new smartphone to “just in case” jewelry…
But let’s be honest: in the camp it is superfluous 🙌

📵 The camp administration is not responsible for:
• mobile phones
• gadgets
• valuables (jewels, branded accessories, etc.)